Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, u takua sot me delegacionin e Qeverisë së Gjermanisë.
Duke i falënderuar për përkrahjen që shteti i Gjermanisë ka dhënë për Kosovën, ministrja Tahiri njoftoi delegacionin gjerman për progresin e gjithëmbarshëm në Kosovë si dhe për avancimin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës. Në mënyrë veçantë, ministrja Tahiri theksoi potencialet e larta ekonomike të Kosovës dhe kapitalin e pasur njerëzor duke kërkuar nga Gjermania bashkëpunim më të thellë ekonomik dypalësh.
“Shtetet që kanë ndihmuar pavarësinë e Kosovës, sikurse që është Gjermania, duam t’i kemi partner strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës” tha Tahiri.
Ajo po ashtu vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, respektivisht të bankës gjermane KfË, për projektin e linjës së interkonjeksionit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa kërkoi nga shteti i Gjermanisë që të ndihmoj në zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për energjinë, e cila marrëveshje vazhdon të bllokohet nga pala serbe.
Ajo potencoi se mosrespektimi i marrëveshjes së Brukselit për energji nga Serbia po mban peng përpjekjet e
Procesit të Berlinit për interkonektivitetin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga KOSTT me ç ‘rast drejtori Mustafë Hasani, të cilët poashtu ka shprehur brengosjen e mos implementimit të marrëveshjes së Brukselit për energji dhe pasojat e saj për Kosovën dhe rajonin.
Nga ana e saj, znj. Ëarnecke ka shprehur vullnetin e shtetit të saj, Gjermanisë, për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës në të gjitha sferat si dhe në proceset e integrimit euro- atlantik. Ajo tha se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës ndërsa premtoi angazhime për të gjetur zgjidhje sa më të shpejt për implementimin e marrëveshjes së energjisë duke ruajtur gjithmonë sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Pjesë e delegaciponit gjerman ishin Heike Backofen – Ëarnecke, zëvendës drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Evropën Lindore dhe Kaukazin Jugor në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e Gjermanisë, në përbërje të cilit ishin Anja Betcsky , Zyrtare në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e Gjermanisë, Jorg Meilicka, Menaxher për shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe Turiqsë në KfË , Esther Gravenkotter , Drejtoreshë e Zyrës së KfË për Kosovë dhe Maqedoni , Rene Eschemann pasardhëse e znj. Gravenkotter, Ganimete Huruglica, Zëvendës Drejtoreshë dhe Kordinatore për Sektorin e Energjisë në KfË, Henriete Kotter, Sekretare e parë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon çfarë tha ...