Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt kanë nënshkruar marrëveshjen për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017 në vlerë prej 12 milionë e 950 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Këto mjete, qe janë falas nga shteti gjerman do të shkojnë për përmirësimin e punësimit, për grupet e kthyera nga shtete evropiane, për promovimin e zonave rurale si dhe për komunat.
Ministri Hamza tha se falënderon taksapaguesit gjerman dhe shtetin gjerman për këto mjete.
“Sot po nënshkruajmë një marrëveshje me vlerë mbi 12 milion euro. Janë para grande, janë para falas nga shteti i Gjermanisë. Marrëveshja për këto fonde vjen pas ratifikimit të marrëveshjes së parë që ishte në vlerë 16 milion”
“Marrëveshja do të përdoret për të rritur numrin e punësimeve, për grupet e ndjeshme, që janë kthyer nga vendet e huaja, po ashtu parashihet plani i strategjisë për ri integrim. Po ashtu promovimi i zonave rurale. Zhvillimi i kapaciteteve për sektorin fillor në Kosovë kështu duke mbështetur arsimin në vend. Dhe projekti i katërt në fokus komunal, për të menaxhuar mbeturinat”, tha ministri Hamza
Ambasadori gjerman në Kosovës Christian Heldt theksoi se prioritet do të jenë personat dhe familjet e kthyera nga vendet e huaja.
“Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën me marrëveshje bilaterale dhe në aspektet financiare në infrastrukture si dhe ne aspekti teknik. Qëllimi ynë që ta mbështesim këtë vend të ri siç është arsimi, punësimi në mënyrë që vendi të ecën drejtë integrimit evropian”, tha Heldt./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1624509250947494/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...