Gjermania vazhdon të ndihmojë në forma të ndryshme Kosovën. Kësaj radhe e ka ndihmuar me një donacion prej 50 mijë euro.
Qeveria e Gjermanisë ka dhuruar një donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës me vlerë prej 50 mijë euro, njofton albinfo.ch.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit gjerman u bë në Brigadën e Mbështetjes Operacionale (BMO) të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Chrisitna Gehlsen, koloneli Gjerman Michael Gierse, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Naim Haziri si dhe eprorë të FSK-së, thuhet në njoftim.
Me rastin e pranim-dorëzimit të këtij donacioni, gjenerali Zymer Halimi, në emër të FSK-së ka falënderuar zëvendës-ambasadoren Gehlsen për mbështetjen dhe ndihmat e vazhdueshme që Qeveria e Gjermanisë po jep për FSK-në.
E kënaqur nga realizimi i këtij donacioni u shpreh edhe zëvendësambasadorja Chrisitna Gehlsen e cila pos tjerash tha: “Ky donacion është vazhdimësi e donacionit të mëhershëm të automjeteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe këto vegla do ju mundësojnë që automjetet të jenë sa më funksionale”.
Dhurimi i këtij donacioni të fundit dhe donacioneve të mëhershme për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rezultat i një bashkëpunimi mjaft të mirë në mes të këtyre dy shteteve./albinfo.ch
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza