Shkuarja e kosovarëve drejtë vendeve të huaja për të gjetur një vend pune është gjithnjë e lartë. Gjermania vazhdon të jetë ndër vendet më të frekuentuara nga kosovarët pikërisht për këtë. Vetëm gjatë vitit 2016 nga Ambasada Gjermane ishin lëshuar 5 mijë viza të punës për kosovarët përderisa për vitin 2017, kjo ambasadë ende nuk ka publikuar shifrat.
Në një përgjigje dhënë për Indeksonline, zëdhënësi i Ambasadës Gjermane, Marten Menger thotë se mundësia e punësimit në Gjermani për kosovarët është e afatizuar deri në vitin 2020.
“Unë mund të ju njoftoj se rregulla gjermane për hapjen e tregut të punës karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, së cilës ju iu referoheni, është fillimisht e afatizuar deri në vitin 2020”, thuhet shkurt në këtë përgjigje.
Gjithashtu sipas tij, hapja e tregut të punës është një rregull interne gjermane dhe nuk është-siç është deklaruar gjerë e gjatë marrëveshje bilateral në mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Mundësia e punësimit jashtë Kosovës ka ofruar mundësi të shkëlqyeshme për punëkërkuesit kosovarë sepse përpos përfitimeve financiare, ato kanë sjellë në Kosovë edhe shkathtësitë dhe përvojën evropiane duke kontribuar kështu në ekonomi dhe zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.
Duhet shtuar se numri i kosovarëve që aplikojnë për viza pune po ashtu dhe turistike në vendet e huaja është i lartë, sidomos në ato evropiane, përderisa vazhdojmë të jemi i vetmi vend në Evropë që nuk mund të udhëtojmë pa viza në këtë kontinent.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...