Qeveria e Gjermanisë u bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre dhe t’i rikthehen dialogut.
Zëdhënësi Steffen Seibert kritikoi edhe fushatën e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në agjencinë ndërkombëtare të policisë, Interpol, edhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin”, tha Seibert në Berlin, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për bisedimet e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, raporton DPA.
Qeveria në Prishtinë ka fajësuar, siç ka thënë, “fushatën e egër” të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, gjatë një votimi që është mbajtur këtë muaj.
Autoritetet kosovare, javën e kaluar, kanë rritur nga 10% në 100% taksën mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës