Pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, Ministria e Punëve të jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar qytetarët gjermanë që udhëtojnë për në Kosovë apo ata që ndodhen në Kosovës, të kenë kujdes dhe mundësisht të shmangin udhëtimin në katër komunat serbe në veri të Kosovës.
Paralajmërimi i Ministrisë së Punëve të jashtme e Gjermanisë është bërë të mërkurën më 24 janar, në faqen zyrtare në internet në titullin: “Udhëzime për siguri gjatë udhëtimit në Kosovës”
“Në veri të Kosovës, në Komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Veri të Mitrovicës gjendja e sigurisë vazhdon të mbetet e tensionuar”, thuhet në paralajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. “Edhe pse dhuna nuk është e drejtuar kundër të huajve, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve të dhunshme, ndonëse ato mund të jenë raste të izoluar”, thuhet tutje, ndërsa shtohet se tensionet janë rritur pas vrasjes më 16 janar të politikanit serb Oliver Ivanoviq nga persona të panjohur”.
“Për këtë arsye qytetarëve gjermanë që planifikojnë tu udhëtojnë në veri, këshillohen të shmangin udhëtimin atje” thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë i bërë të mërkurën më 24 janar, në faqen zyrtare të kësaj ministrie.
Për sa i përket pjesës tjetër të Kosovës, në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë thuhet se “situate është stabile, sado që potenciali për protesta ekziston”./rtklive
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...