Shtatë persona kanë humbur jetën si pasoje e erëra të fuqishme që kanë përfshirë veriun e Gjermanisë.
Autoritetet në Hamburg kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljen në rrugë, transmeton portali arbresh.info
Në Berlin, ku erërat ishin të fuqishme, janë anuluar disa fluturime në dy aeroportet e qytetit dhe pjesa më e madhe e transportit publik është mbyllur.
Autoritetet theksojnë se 3 persona kanë humbur jetën në Hambur, 1 në Berlin dhe 3 të tjerë në rajonin përreth të Brandenburgut.
Rreth 400 pasagjerë në një tren me shpejtësi të lartë nga Amsterdami në Berlin u evakuuan pak pasi kaloi kufirin holandez-gjerman dhe u dërgua në një gjimnaz aty pranë.
Në portin e Ëilhelmshaven, një vinç që peshonte 1,000 ton metrikë u rrëzua nga erërat e forta.
Autoritetet thanë se stuhia e quajtur Xavier do të shkojë drejt Polonisë gjatë natës./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...