Gjermania jep grant 6.5 milionë euro për krijimin e vendeve të punës në bujqësi

07:04 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë edhe prononcim për Media.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Financave – Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme