Sot u përmbyllën negociatat qeveritare mes Kosovës dhe Gjermanisë për periudhën 2020-2021, gjatë të cilave Qeveria Gjermane ofroi një shumë prej 72.1 milionë euro për bashkëpunimin zhvillimor bilateral, prej të cilave 12.2 milion janë për asistencë teknike dhe 59.9 milion për asistencë financiare.
Ambasadori Jörn Rohde mori pjesë në përmbylljen e negociatave bashkë me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami. Me këtë rast, Ambasadori Rohde theksoi:
“Gjermania është donatori më i madh bilateral dhe investitori i huaj më i madh në Kosovë. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave që e bëjnë atë të përshtatshme për një të ardhme në Bashkimin Evropian. Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, ku fokusohemi në mbështetjen e arsimit profesional dhe zhvillimit të bizneseve. Gjermania poashtu do të vazhdojë me investime domethënëse në infrastrukturën publike në Kosovë, duke u fokusuar në energji, kanalizim, dhe trajtimin e mbeturinave.”
Nga viti 1999, Qeveria Gjermane ka investuar më shumë se 660 milionë euro në zhvillimin e Kosovës, dhe përgjatë 22 viteve ka kontribuar vazhdimisht drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe asistencën lidhur me luftimin e pandemisë Covid-19./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës