Google ADS

Gjermania i ndan Kosovës edhe 60 milionë euro

07:18 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.

Protokolli do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku pas nënshkrimit të Protokollit do të ketë edhe konferencë për Media për të japur me shumë detaje në lidhje me ketë protokoll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme