Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi, sot në një ceremoni të organizuar ka pranuar një donacion nga Gjermania në vlerë prej 298,900.00 euro, donacion i realizuar përmes Ambasadës Gjermane në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit për media thuhet se dorëzimi i pajisjeve u bë nga ambasadori gjerman në vend, Joern Rohde , kurse pajisjet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, përcjell Arbresh.info.
Prezent në ceremoni ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Departamentit për Kufi, Fehmi Xhata etj.
“Rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruar nga Gjermania, të pranishmit mbajtën nga një fjalë rasti, ku nga ana jonë u falënderua shteti gjerman për mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovë si në trajnime ashtu edhe në ofrim të pajisjeve për PK-në”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi:
10 vetura Dacia, vlera 19,880.00 euro;
10 Skaner për dokumente, vlera 23,000.00 euro;
1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, vlera 40,500.00 euro dhe
12 Kamera Termike, vlera 36,600.00€./Arbresh.info
Shqiptari arrestohet në Austri, kapet me 12 kilogramë kokain...
Reuters e interviston Përparim Ramën: Prishtina po cilësohet...
“Loja e portokallit”, ja kush ishin banorët që e fituan!
Produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike
Moment historik për Threads – platforma numëron 300 milionë ...
Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë