Gjermania i dhuron Kosovës 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it

12:31 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë në kampin e KFOR-it gjerman në Prizren, të shndërruar në Park Inovativ.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it i janë dhuruar Kosovës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës dhe se qeveria do të vazhdojë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar.

Postimi i plotë:

Si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it, sot i janë dhuruar Kosovës. Këtë paradite, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, në Kampin ushtarak në Prizren e filluam vizitën e punës me nderime te memoriali i ngitur për ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë për paqe. Parku Inovativ – Trajnues, i cili po shndërrohet në një adresë të fuqishme të shtetit gjerman në vendin tonë, ka arritur në fazën finale. Krijimi i këtij Parku, ku do të qëndrojë përherë i ngritur lartë flamuri gjerman, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani. Duke qenë se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës, si Qeveri vazhdojmë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar. Populli i Kosovës, përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme