Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje që të investohet në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë që prodhohet nga era.
Këtë porosi Baerbock e tha nga Berlini ku nisi samiti ku flitet për zhvillimet në fushën energjetike. Në të njëjtën ngjarje kryediplomatja gjermane ndau përshtypjet nga hapja e Parkut të Erës që e bëri më 11 mars në Selac të Mitrovicës.
Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz krejt kohën po flet për urgjencën që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në Bashkim Evropian, transmeton klankosova.tv.
E kryetari i komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, bëri thirrje që Evropa menjëherë të përmbushë premtimin që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
Ky angazhim special gjerman, sipas drejtorit në Institutin Epik, Demush Shasha, shtrihet në dy rrafshe. E para se politikën e jashtme në Berlin e udhëheqin të gjelbrit dhe e dyta lufta në Ukrainë.
“Duhet të arrijmë në një stad në të cilin nuk jemi ende e ku Gjermania merr rolin e saj ushtarak, atë të sigurisë dhe rolin udhëheqës diplomatik në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Ndërkohë shteti tjetër shtyllë e BE-së, Franca, në raport me disa procese euro-integruese si rasti i liberalizimit qëndron kryesisht e heshtur, kurse Gjermania e do këtë punë të kryer.
“Shoh një dritare të vogël për këtë çështje pas zgjedhjeve presidenciale në Francë”, shtoi Shasha.
Më 2 mars, Republika Federale e Gjermanisë emëroi të dërguarin e saj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Kjo pozitë iu dha politikanit nga partia e gjelbër Manuel Sarrazin.
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?