Qeveria e Gjermanisë i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës donacion prej 50 mijë euro për mirëmbajtjen e automjeteve të FSK-së.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit Gjerman u bë në Brigadën e Mbështetjes Operacionale (BMO) të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Të pranishëm në ceremony ishin drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Chrisitna Gehlsen, koloneli Gjerman Michael Gierse, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Naim Haziri si dhe eprorë të FSK-së.
Me rastin e pranim-dorëzimit të këtij donacioni, gjenerali Zymer Halimi, në emër të FSK-së ka falënderuar zëvendës ambasadoren Gehlsen për mbështetjen dhe ndihmat e vazhdueshme që Qeveria e Gjermanisë po jep për FSK-në, shkruan arbresh.info.
“Të gjitha këto pajisje më se të nevojshme për ne, të dhuruara sot nga shteti Gjerman, do t’i fusim në përdorim. ”
Chrisitna Gehlsen tha se këto vegla do ju mundësojnë që automjetet të jenë sa më funksionale.
Dhurimi i këtij donacioni të sotëm dhe donacioneve të mëhershme për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rezultat i një bashkëpunimi mjaft të mirë në mes të dy shteteve./arbresh.info/
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...