Kryeministri Kurti priti në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.
Sekretari Berger i shprehu kryeministrit ngushëllime për aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë.
Duke iu falënderuar, kryeministri Kurti i shprehu sekretarit Berger ngushëllime për jetët e humbura në disa pjesë të Gjermanisë, si pasojë e stuhisë dhe vërshimeve shkatërruese.
Rëndësia e bashkëpunimit dhe rritja e investimeve gjermane në Kosovë, ishte temë diskutimi, me theks të veçantë te mërgata e fuqishme në Gjermani.Sekretari Berger e përgëzoi kryeministrin Kurti për indikatorët e mirë ekonomikë të vendit, që siç tha ai, janë impresionues.
Ai tha se Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët, si formë e bashkëpunimit rajonal, dalë nga Samiti i Sofjes, vitin e kaluar. U diskutua edhe për takimet e fundit në Bruksel dhe për ecurinë e mëtejshme dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/
Presidenti i Gjermanisë: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës n...
Vendosen senzorë tokësorë në dy rrugë në lagjen Ulpiana
Osmani takon presidentin gjerman: Procesi i Berlinit shtysë ...
154 aksidente gjatë muajit shtator në rajonin e Ferizajt
Aksident në rrugën Shirokë -Suharekë, lëndohen disa persona
Kievi heton “ekzekutimin më masiv” të ushtarëve të kapur nga...