Google ADS

Gjermania do të dërgojë në Kosovë edhe 150 ushtarë shtesë

19:42 | 28 Nëntor 2023
E.H

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka njoftuar se Gjermania do të dërgoj edhe 150 trupa shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Kështu ka deklaruar Baerbock për media pas takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO dhe të BE-së shkojnë dorë për dore. Misioni i EUFOR ofron siguri në Bosnjë e Hercegovinë, dhe NATO_KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, ka deklaruar Baerbock./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme