Google ADS

Gjermania dhe Franca shtojnë “presionin” ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

13:20 | 22 Shkurt 2021
arbresh.info

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, duke folur edhe në emër të Francës, thotë se qëndrojnë të gatshëm të mbështesin vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dy vendeve.

“Gjermania dhe Franca urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo rezultatet të finalizohen”, shkruan ambasadori Rohde.

Sipas tij, Gjermania dhe Franca mbështesin një axhendë ambicioze të reformave, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Së bashku me BE-në,  ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID”, thotë Rohdne.

Kurti e Osmani shprehin qëndrimin se nuk e kanë në plan të parë vazhdimin e dialogut me Serbinë, por përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme