Gjermania dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

16:32 | 24 Shtator 2023
E.H

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dënuar ashpër vrasjen e një polici të Kosovës dhe plagosja e një tjetri në veri të vendit.

Me anë të një postimi në Twitter, Ministria e Gjermanisë ka thënë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

“Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Në njoftim po ashtu thuhet se i dërguari special Manuel Sarrazin do të udhëtojë sot në Kosovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme