Google ADS

Gjermania dëbon një rom me probleme psikike, kishte varrosur shqiptarë gjatë luftës

16:25 | 15 Mars 2017
M. A.

I mbajtur në spitalin psikiatrik në qytetin Giessen të Gjermanisë për shkak të traumave se kishte varrosur shqiptarë të vrarë në kohën e luftës në Kosovë, romi 32 vjeçar, u përzë nga autoritetet gjermane dhe tani gjendet diku në Kosovë, ndonëse nuk dihet se ku ndodhet ai.

Drejtori i Psikiatrisë në spitalin e qytetit Giessen të Gjermanisë, Bernd Gallhofer, ka treguar se personi nga Kosova, me inicialet G., rom – 32 vjeçar, ka qenë i traumatizuar dhe në depresion të rëndë, për të cilat ka mbajtur edhe trajtim spitalor.

Babai i katër fëmijëve, thuhet se vuan nga stresi post-traumatik, pasi siç ka dëshmuar ai kur ka udhëtuar për në Gjermani pas luftës, gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve ’90, ai u tha mjekëve se serbët e kishin rekrutuar më forcë për t’i varrosur shqiptarët e vrarë në atë kohë nga forcat serbe, raporton Frankfurter Roundschau, transmeton Gazeta Express.

Pas të gjitha proceseve juridike ndaj tij, gruaja e tij dhe katër fëmijët u dëbuan në janar. G, u vendos në spital psikiatrik në qytetin Giessen për shkak të trumave.

“Arsyeja për shtrimin e tij në spital ishte se ai kishte çrregullime të mëdha, si në gjumë me ëndrrat, por edhe mendonte të bënte vetëvrasje”, thotë Gallhofer.

Drejtori i Departamentit të Psikiatrisë në spitalin e Giessen, Bernd Gallhofer, ka treguar se romi nga Kosova, 32 vjeçar, ka qenë rëndë i traumatizuar, “tepër i nevrikosur”.

Gallhofer ka thënë se ky person, G., ka qenë i njohur për autoritetet. Megjithatë, ai u mor nga autoritetet në qytetin Ëatterau nga dy policë dhe u dërgua diku në Kosovë, për të cilin nuk dihet se ku gjendet saktësisht dhe nuk ka shenja se është ende gjallë.

Ai u largua nga Kosova për në Gjermani gjashtë vite më parë, pasi disa romë me të cilët ai kishte punuar, u vranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme