Gjermania është “bordello” më e madhe e Evropës. Kështu shkruan prestigjiozja franceze “Le Point” në një artikull të botuar së fundmi, ku publikon edhe shifra tronditëse për tregun e prostitucionit në vendet kryesore të BE-së.
Sipas të dhënave, në Gjermani janë ta lejuara 3.500 bordello dhe 500 prej tyre janë vetëm në Berlin. Ndërkohë, në këtë shtet punojnë të paktën 400 mijë prostituta, në qendra legale dhe ilegale seksi.
Media franceze thotë se këto punonjëse vijnë kryesisht nga vendet e Evropës lindore, si Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania, por edhe nga Nigeria. Shumica e tyre janë emigrante që nuk kanë as dokumente të rregullta për të qëndruar.
“3500. Ky është numri i bordellove ligjorë. Midis tyre, vetëm 500 në Berlin, sipas vlerësimeve të shoqatës Erotik Gewerbe Deutschland (UEGD), shoqata që përfaqëson interesat e sektorit. Në rreth pesëmbëdhjetë vjet, Gjermania është bërë tregu më i madh i bordellove dhe prostitucionit. Ky “sektor” gjeneroi në 2013 një xhiro vjetore prej 14.5 miliardë euro, tre ose katër herë më shumë se përpara hyrjes në fuqi në vitin 2002 të ligjit që legalizon prostitucionin. Rreth 400,000 prostituta – dhe një milion klientë – janë regjistruar në të gjithë vendin. Përtej Rinit, punëtoret e seksit janë kryesisht emigrante, pa dokumente dhe të sapo ardhura nga Evropa Lindore (“Shqipëria”) dhe Nigeria. Një shumicë e madhe e tyre janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, si në dhomat e jetesës dhe në rrugë ku krimi i organizuar është i përhapur”, shkruan ‘Le Point’, transmeton tch.
Për të treguar se ky sektor gjeneron fitime marramendëse, media franceze tregon sesi 1700 burra nxituan të hynin në “Pussy Club” në Shtutgart, ditën që ligji hyri në fuqi në Gjermani.
“Seks me të gjitha gratë tona, për aq kohë sa të doni, sa herë që dëshironi dhe në çfarëdo mënyre që dëshironi. Seks. Seks anal. Seks oral pa prezervativ. Seksi në tri mënyra. Seks në grup. Ky ishte premtimi i Pussy Club kur u hap në 2009 pranë Shtutgartit, njëqind kilometra nga kufiri i Strasburgut. Një çmim paketë prej 70 euro në ditë dhe 100 euro në mbrëmje. Rreth 1700 njerëz shkuan gjatë fundjavës së hapjes”, theksohet në artikull.
Shtëpitë publike në Gjermani janë të lejuara, por autoritetet kanë përcaktuar disa masa që duhet të respektohen, siç është deklarimi i ‘profesionit’ nga vajzat dhe dhënia e autorizimit për pronarët e shtëpive.
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë