Pas katër muajve pritje, ka arritur raporti nga ekspertët gjerman, të cilët dhanë mendim si është shkaktuar zjarri në spitalin modular në Tetovë. Për këtë raport, Prokuroria thoshte se është një segment i rëndësishëm i hetimit, që të arrihet deri te fajtorët e vërtetë për zjarrin në të cilin 14 pacientë që mjekoheshin nga coronavirusi humbën jetën tragjikisht.
Kjo tani do të thotë se lënda është sa më afër deri te vendimi i Prokurorisë. Tani raporti do të krahasohet me dëshmitë tjera që i mbledhën ekipet hetuese në vend, të cilët konstatuan se një kabllo e energjisë elektrike gjatë reanimacionit të një pacienti ka qenë shkak i shkaktimit të zjarrit.
“Deri te Prokuroria Publike Tetovë ka arritur raporti nga ekspertiza që përmes ndihmës ndërkombëtare juridike u kërkua nga ekspertët gjerman. Pasi të përkthehet raporti, rezultatet do të analizohen së bashku me dëshmitë e tjera të mbledhura në lëndë, me çka do të sillet vendim i Prokurorisë”, thonë nga Prokuroria për “A1on”.
Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes ndihmës ndërkombëtare, që do të thotë se kjo mund të shfrytëzohet edhe në ndonjë procedurë eventuale gjyqësore.
Ndryshe, deri tani janë kryer tre ekspertiza. E para është bërë nga MPB, ku është konfirmuar se lidhja e rrymës gjatë kohës së reanimacionit të një pacienti ka ngrohur më tepër seç duhet kabllon vazhduese me çka është shkaktuar zjarr. E dyta është nga Fakulteti Teknologjik, prej ku nuk ka detaje për çfarë bëhet fjalë dhe e treta është bërë nga një elektroinzhinier rreth instalimeve në spital.
Nga spitali modular në Tetovë, jetën e humbën 14 persona, kur përveç pacientëve ka pasur edhe familjarë të tyre./Telegrafi/
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...