Gjergji Dedaj ka disa fjalë për personat që e kallën flamurin e Turqisë

18:56 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj është distancuar nga veprimi i disa personave të cilët ia vënë flakën flamurit të Turqisë. Të njëjtit në videon e publikuar nga “Indeksonline” shihen teksa përkrahin Dedajn dhe ofendojnë rënd Turqinë dhe presidentin e saj, Rexhep Taip Erdoganin.

Përmes një postimi në “Facebook”, zv/ministri thotë se personat në fjalë s’kanë të bëjnë asgjë me të.

“Kosova është shtet sovran dhe jo vilajet turk apo pokrahine serbe dhe une jam zevendesminister i Kosoves dhe jo zevendesvezir i Turqise”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Gjergjin e mbrone Gjergji!

Distancohem publikisht nga çfaredo spekulimi dhe manipulimi ne emrin tim, per Turqine apo Serbine, dhe simbolet e tyre nacionale.
Une mbaje pergjegjesi vetem per ate çka e theme une personalisht, per Perandorine Otomane dhe Serbine e Millosheviqit dhe se asnje veprim, shkrim apo video montazh ne te cilin permendet me porosi apo qellim te keq emri im, nuk ka te beje me mua.
Kosova eshte shtet sovran dhe jo vilajet turk apo pokrahine serbe dhe une jam zevendesminister i Kosoves dhe jo zevendesvezir i Turqise.
Manipulimet me historine dhe me komunitetet ne Kosove, per qellime politike nuk iu bene ndere asnje shteti mik!

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1705228796241460/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme