Google ADS

Gjergj Dedaj Kurtin e quan Sulltan, Abdixhikun e Haradinajn kameleonë

15:34 | 30 Gusht 2022
A. B.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, i cili ka pasur edhe pozita nëpër institucione të vendit, Gjergj Dedaj i ka quajtur “kameleonë”, liderët e opozitës.

“Kameleonet opozitar, ne gjunje para Sulltanit”, ka ka shkruar Dedaj në Facebook.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj janë duke u takuar me kreun e ekzekutivit Albin Kurtin, ndërsa Memli Krasniqi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e ka refuzuar ftesën.

Kujtojmë se Kryeministri i ka ftuar krerët e opozitës për t’iu treguar se çka ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takimin e 18 gushtit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme