Hetuesit kanë marrë dy shtëpiza, një pajisje për kamerë e fotokopje nga zyrat e OVL-UÇK.
Ky kompjuter ka mbetur jofunksional.
Një ditë më parë hetuesit e Gjykatës Speciale morën shtëpizën e tij.
Atë deri të premten e shfrytëzonte sekretari i OVL-UCK, Faton Klinaku.
Veç saj, këta hetues me vete morën edhe shtëpizën e kompjuterit të nënkryetarit të OVL-UCK, Nasim Haradinajt.
Por Klinaku po thotë që aty mund të gjejnë vetëm diçka argëtuese.
Hetuesit me vete morën edhe një pajisje për kamera e një tjetër për fotokopje.
E Klinaku ka një ide se për çka janë sekuestruar të njëjtat.
Ndonëse sipas Speciales arrestimet ndodhën për shkak se Gucati e Haradinaj kishin penguar drejtësinë, sipas Klinakut veprimet e tyre ishin tërësisht normale.
Këtë të shtune zyrat e OVL-UCK ishin të zbrazëta, por një ditë më parë dhjetëra anëtarë të kësaj organizate u paraqitën për t’i kundërshtuar këto arrestime.
Për orë me radhë qëndruan para organizatës.
E kur Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi aksionin, qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj këtyre arrestimeve.
Madje aty pati nevojë edhe për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.
Por kur gjithçka përfundoi, pjesëtarët e OVL-UCK vizituan zyrat ku edhe morën vendimin që deri në kthimin e krerëve të organizatës, detyrën e të parit të saj ta ushtrojë sekretari Faton Klinaku./T7
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...