Të premten rreth orës 22, një sëri të shtënash befasuan këtë herë lagjen Charmilles të Gjenevës.
Një individ ka gjuajtur në rrugë disa herë në drejtim të një njeriu i cili ishte plagosur rëndë, tha RTS ( Radio televizioni zviceran) në faqen e vet të internetit të shtunën.
Sipas informatave, që të dy ishin kosovarë, thotë në njoftimin e saj në fb Mirishahe Limani Hiler.
Sipas Tribune de Genève, policia kishte marrë shumë thirrje për ngjarjen e ndodhur ne hapesirë publike. Një i dyshuar u arrestua pas pak në zonë. Viktima, e prekur me plumb në gjoks, është dërguar në një gjendje të rëndë në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik. “Një forcë e madhe policore është vendosur në zonë” dëshmojnë edhe shumë qytetarë.
Sipas disa dëshmitarëve, mbajtësi i revoles një 52-vjeçar, synonte qartë viktimën që ishte 43 vjeç. Duket se të dy burrat kanë qenë në konflikt për një kohë të gjatë, sipas burimeve tona. Për rastin në fjale është hapur një hetim, i cili i êshtë besuar Brigadës Penale, nën drejtimin e Prokurorit Publik.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...