Google ADS

Gjeneralmajori jordanez uron Maqedoncin, vlerëson se partneriteti mes dy vendeve po thellohet

12:42 | 31 Gusht 2023
E.G

Kryesuesi i Shefave të Shtabeve të Selisë Qëndrore të Forcave të Armatosura Jordaneze, Gjeneralmajor Yousef A. AL Hnaity, me anë të një letrë ka uruar ministrin, Ejup Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.

Në letrën e Gjeneralmajor Al Hnaity vlerësohet partneriteti që ekziston ndërmjet dy shteteve e që në vazhdimësi është duke u thelluar përgjatë viteve, përcjell Arbresh.info.

Ndërsa shpreh sigurinë se pikërisht profesionalizmi dhe përkushtimi në punë i Kolonel Maqedoncit, ka qenë arsyeja e emërimit të tij si Ministër i Mbrojtjes.

Më tutje, ai thotë se ka besim se përvoja e Ministrit Maqedonci do të bëj që ai të shkëlqej në këtë pozitë.

Ndërsa i uron shëndet e mbarësi në trajtimin e të gjitha çështjeve aktuale dhe sfidave në të ardhmen./Arbresh.info

 

Të ngjashme