KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi në Uashington DC, për të marrë pjesë në konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare.
Në suaza te konferencës mbi 800 të pranishmëve ju adresua Gjeneral Mark A. Milley, Shef i Shtabit të Përbashkët (Chairman of the Joint Chiefs of Staff), ku, Jashari gjatë konferencës pati mundësinë edhe të takohej me të.
Në kuadër të konferencës Jashari, së bashku me homologun nga GK e Iowas Gjeneral Osborn, patën rastin që te mbajnë një varg takimesh të rëndësishme në funksion të bashkëpunimit dhe aktiviteteve në kuadër të SPP.
Gjeneral Jashari dhe homologu i tij nga Iowa, patën takim me Gjenerallejtënant Steven Basham, Zëvendës Komandant i EUCOM dhe Ambasadoren Kate Byrnes, Këshilltare për Politika te Jashtme ne EUCOM.
Gjeneral Jashari, shfrytëzoi rastin për te falënderuar SHBA dhe EUCOM, për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK, dhe i njoftoi për se afërmi për sukseset dhe arritjet e përbashkëta me partnerin tonë, Iowan.
Gjeneral Jashari, konfirmoi gatishmërinë e FSK-së, për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë Amerikane dhe në aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive të ndërveprimit me forcat partnere.
Gjeneral Basham dhe Ambasadorja Byrnes, falënderuan Gjeneral Jasharin dhe Gjeneral Osborn, dhe konfirmuan vullnetin e EUCOM për mbështetje dhe përkrahje për Forcën e Sigurisë se Kosovës.
Gjithashtu, Jashari, takoi edhe Gjeneral Brigade Andrew Camacho, Zëvendës Komandant i Gardës Kombëtare te Teksasit dhe delegacionin e tij.
Takimi u shfrytëzua për të ju uruar mirëseardhje në Kosovë trupave nga Teksasi, dhe për të konfirmuar gatishmërinë e FSK, për vazhdim të bashkëpunimit.
Vlen të theksohet se trupat nga Teksas para pak ditësh morën rotacionin e trupave amerikane në Komandën Rajonale – Lindje (RC-E) në kampin Bondsteel me mision në kuadër të misionit të KFOR-it.
Gjeneral Camacho falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe konfirmoi gatishmërinë për vazhdim dhe fuqizim të bashkëpunimit te ndërsjellë.
Konferenca, shënoi një përmbledhje të suksesshme të programit te SPP mbi arritjet gjatë 30 viteve, dhe u shpalos vizioni për të ardhmen.
Kosova dhe FSK do të qëndrojnë të palëkundur në partneritetin me SHBA./Arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...