Google ADS

Gjenerali serb: KFOR-i na paralajmëroi se në Kosovë mund të ketë tensione

15:52 | 7 Janar 2018
M. A.

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq po prentendon se gjatë një takimi me zyrtarë të KFOR-it, kanë marrë paralajmërime se gjendja në Kosovë mund të jetë e tensionuar.

Këto deklarimi ai i bëri gjatë një vizite në një kamp ushtarak afër Bujanocit, raporton RTS“Ka shumë rëndësi që ne të shkëmbëejmë informacione me KFOR-in të cilët janë subjekt i sigurisë, përgjegjësisë dhe paqes në rajon. Në të premten kemi pasur bisedime me komandantin e KFOR-it dhe ai tha se mund të ketë tentime për ta prishur gjendjen e sigurisë në Kosovë. Por për fat të mirë deri më tani situata është stabile”, tha Dikoviq, transmeton lajmi.net

Në lidhje me këtë temë foli edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai deklaroi se informacionet nga KFOR-i duhet të merren seriozisht.Por Vulin u shpreh i bindur se KFOR-i do ta parandalonte çdo tensionim të mundshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme