Në shtator të vitin 1991 Mladiq me makinerinë e tij luftarake ishte shumë afër cakut të vet, në periferi të Shibenikut – qytet në Kroaci.
Mirëpo, aty e kishte pritur gjenerali Rrahim Ademi i cili komandonte mbrojtjen e Shibenikut.
Ademi për Al Jazeera shpjegon se qëllimi i Mlladiqit ishte ta ndajë Kroacinë në dy pjesë, në drejtim të Sinjit dhe Biogradit.
Në atë rast do t’i ishin hapur rrugët e reja, sidomos në drejtim të Splitit dhe më tutje në jug, kështu që rënia e Shibenikut ishte çështje e gjithë Dalmacisë. Për këtë arsye konsideron se mbrojtja e Shibenikut ishte një prej fitoreve më të mëdha kroate në luftë me APJ-në.
“Ai e kishte një ushtri moderne, me tanke, ndërsa ne nuk kishim me çfarë të mbrohemi. Atëherë kam organizuar marrjen e kazermës në Rogoznicë, ku erdhëm deri te armatimi i rëndë dhe topa, dhe aty brenda natës i formuam bateritë e artilerisë dhe i vendosëm në mbrojtje para Shibenikut, e më pas depërtuam diku rreth 25 kilometra pas Vodices dhe arritëm ta thyejmë bllokadën e Shibenikut.
Mladiq u dënua sot me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.
Kjo ishte disfata e parë e tij, ndërsa unë si ushtar, konsideroj se ishte fitorja më e madhe e Luftës Atdhetare të Kroacisë në betejën e Shibenikut”, thotë Ademi, transmeton gazetametro.net.
Derisa ai rajon ishte nën komandën e Ademit, ai ia ka pamundësuar Mladiqit marrjen e digës së Perucit, pasi Mladiqi kërcënonte se do ta rrënojë atë dhe do t’i mbysë më shumë se 50.000 njerëz.
Ai pohon se Mladiqin kurrë nuk e ka njohur – “lavdi Zotit”, thotë, sepse për të si njeri dhe oficer ka mendim shumë të keq. “Ne jemi shikuar vetëm nëpër armë, dhe në çdo sulm të tij në Shibenik, ia kam “thyer dhëmbët”.
“Mund të them se ai nuk ka qenë kurrfarë ushtari. Ai kurrë nuk ka treguar dijen dhe aftësitë e luftimit, ai e ka treguar vetëm “trimërinë” e tij ndaj civilëve të pafajshëm, duke i vrarë civilët dhe njerëzit të cilët kanë qenë të paarmatosur. Por sa i përket betejave, aty gjithmonë ishte humbës i madh, dhe personaliteti i tij më së miri shihet se çfarë bëri në Shkabrinje, atje vrau vetëm civilë, pastaj në Srebrenicë… Ky është turpi i tij më i madh, ka kryer krime lufte ndaj civilëve edhe atë jo vetëm një, por më tepër, por kur u përballte me Ushtrinë Kroate, gjithmonë tërhiqej, ku ka ditë se civilët janë të paarmatosur atje i dërgonte tanket dhe bënte krime, ndërsa kur i afrohej Ushtria Kroate gjithmonë tërhiqej, kështu edhe i ka përjetuar disfatat nga ne kur ishte këtu”, thotë Ademi.
“Ratko Mladiq ishte alfa dhe omega dhe shumë i lavdëruar nga “pala luftarake serbe”, si hero i madh, fitues i madh, por kur ktheheni në ngjarjet e ndodhura, ai kryesisht ka përjetuar disfata, ndërsa disfatat dhe frustrimet i shëronte ashtu që i sulmonte civilët e paarmatosur dhe ka kryer krime të mëdha ndaj tyre”, përfundon gjenerali kroat me prejardhje nga Kosova, Rrahim Ademi.
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit