Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime thotë gjenerali Kudusi Lame i cili atë kohë ishte komandant i zonës së Kukësit.
Gjenerali Lame thotë se aktakuzat e pakonfirmuara nga Dhomat e Specializuara kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, janë të ndikuara nga shërbimet serbo-ruse.
Për luftëtarët e UÇK-së Lame thotë se shkelën vetëm një herë diciplinën, kur nuk donin të qëndronin në kampet stërvitore por ishin të flakët që të futeshin menjëherë në luftë për ta mbrojtur atdheun e tyre.
“Jam i bindur se nuk ka kriminelë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Lame për RTK’në.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtria më e disiplinuar që mund të ekzistojë”, thekson ai.
“Kjo Gjykatë është me paga të majme, askush nuk është i çmendur që të mbylli ciklin dhe të ngelet pa punë. Kam bindje që në UÇK nuk ka kriminalitet të këtyre lloj natyrave qysh i organizojnë ata”, tha Lame.
“Djemtë e UÇK’së e kanë kryer detyrën e tyre”, tha ai.
“Të gjitha akuzat sikur bëhen në zonën që e kam komanduar unë. Pse nuk më thirri askush mua me m’pyet. Pse s’më thirri dikush e me m’thënë se si këta kriminelë kanë vepruar në zonën tënde”, tha Lame.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...