Gjenerali Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën, ka autorizuar që të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, në një kohë që rajoni është mjaft i kërcënuar nga aktorët e tretë.
Duke raportuar para Senatit amerikan, gjenerali Cavoli tha se NATO duhet të dërgojë jo vetëm më shumë trupa, por edhe artileri më të rëndë në Kosovë, ndërsa vlerësoi rolin e Francës, aeroplanmbajtësja e të cilës ndodhet në Detin Adriatik.
“Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur trupa në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, tha gjeneral Cavoli.
Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën e ka konsideruar Rusinë një “kërcënim kronik” për botën, ndërsa e sheh shqetësues faktin e krijimit të një aleance strategjike mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut.
“Ne po përballemi me kohë sfiduese, për të mos thënë më pak, në teatrin evropian. Lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet. Forcat ruse po shkatërrojnë qytete dhe po shkatërrojnë jetë të pafajshme në një shkallë që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto vende po krijojnë partneritete strategjike të ndërlidhura në një përpjekje për të sfiduar rendin ekzistues. Kjo është thellësisht armiqësore ndaj interesave kombëtare të SHBA”, tha Cavoli./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...