Shefi i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral Sefer Isufi ka takuar policin, i cili u plagos në veri më 24 shtator, Alban Rashitin.
Me anë të një postimi në Facebook, Isufi tha se Rashiti edhe pse i plagosur rëndë luftoi deri në fund, dhe qëndroi i palëkundur në betejën vendimtare për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut.
“Ky është kushëriri dhe Heroi im, Komando i Atdheut Alban Rashiti, i cili me trupin e tij u bë shkëmb që nuk kalohet nga bishat terroriste të Serbisë që deshën t’a gllabrojnë edhe njëherë Tokën dhe Republikën tonë të shenjtë. I plagosur rëndë luftoi deri në fund kundër terroristëve dhe qëndroi i palëkundur në betejën vendimtare për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut, si dhe nuk lejoi që trupi i tij të bie në kthetrat e armikut”, shkruan ai.
Tutje ai shkruan se është krenar me Rashitin, dhe se bashkë me heroin Afrim Bunjakun dhe me shokët e tjerë kanë shkruar faqen e re të historisë kombëtare.
“Krenar me ty Alban që me gjakun, luftën e heroizmin tënd, bashkë me Afrimin e shokë tjerë, shkrove faqen e re të historisë kombëtare. Sikur paraardhësit e tu të Seferit Heroik më në krye Heroin Idriz Seferi, e ringjalle përsëri amanetin e tyre bashkë me lavdinë e Skifterit e Kastriotit dëshmorë”, shkruan Seferi.
Kujtojmë se më 24 shtator në sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë tashmë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe i plagosur Alban Rashiti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...