“FSK është e gatshme që çfarëdo detyre që ti jepe t’i zbatoj”, kështu thotë Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama i pyetur se nëse paraqitet nevoja për ndërhyjmë e FKS-së në veri a do të mund të shkoj pa lejen e KFOR-it.
Rama tha se FKS ka bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe sipas tij çështja në veri është politizuar.
“KFOR-i ekziston në Kosovë. Kanihere po harrojmë që misioni i KFOR-it është edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe vepron mbi bazën e kushtetutës 1244”.
“Me KFOR-in kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm. KFOR-i janë partner dhe miq tanë. Ne kemi oficer ndërlidhës që informohemi për aktivitetet tona. Çdo ditë punojmë për ta”, tha ai.
“Çështja e pjesës veriore është çështje politike ne përderisa është KFOR në Kosovë do të punojmë bashkërisht me ta krejt varet nga kërkesat që vijnë nga institucionet tjera”.
Rama tha se nuk dëshirojnë që t’i demonstrojnë forcat dhe kapacitetet por bazuar me kapacitetet e FSK do të veprojnë nëse një gjë e tillë iu kërkohet.
“Nuk jemi të interesuar të demonstrojmë forcë as të dalim si turistë. Ne i kemi pas dy operacione në veri bashkë me KFOR-in. Nuk kemi pas asnjë shqetësim.Bazu mbi kapacitetet tona ne do t veprojmë. Ne jemi në shërbim të autoriteteve civile. FSK është e gatshme që çfarëdo detyre që ti jepe t’i zbatoj”, tha ai./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...