Gjenerali i Bundeswehrit Helmut Harff,ka vdekur në moshën 80-vjeçare, ai ishte njëri nga heronjtë e çlirimit të Kosovës.
Në qershor të vitit 1999 gjenerali Helmut Harff dridhej nga padurimi. Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve.
Koha nuk mjaftonte , KFOR-i në Kosovë po hynte sa më shpejtë në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakum i sigurisë, ndërsa ushtia serbe ishte duke u larguar.
Ende nuk ishte qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: Përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase . Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, një burrë me vetulla leshatore sipas Der Siegel , gjermani gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.
Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynin në kosovë në qershor të 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishe detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe , i cili fillimisht e kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se i keni 30 minuta për tu larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha : Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta. Serbët u larguan.
Vite më vonë gjenerali Harff kështu ja shpjegoi skenën në Morinë revistës gjermane ‘Stern’ . Ishim marrë vesh që serbët të largoheshin për t’ua mundësuar trupave gjermane hyrjen në Kosovë. Në momentin që aterova aty me helicopter, komandantëve serb as që u shkonte mendja të largoheshin. Nëse në këso situatash ia filloni të negocioni, atëherë keni humbur .
Në pyetjen e ‘Stern’ se si do të sillej po të mos merrej serjozisht kërkesa e tij nga serbët, Harff u përgjigj:” Nëse keni qenë plot 40 vite ushtar , ju keni reflekse të mira edhe për palën tjetër”.
E dija se ata (serbët) vetëm po përpiqen të krekosen, por në fakt u kishte hyrë tuta në bark. Nga momenti kur ka filluar hyrja e KFOR-it, ushtarët serb kishin vetëm një hall: Si të ktheheshin të padëmtuar në shtëpi?
Në këtë intervistë të dhënë në vitin 2001 Harff tregonte se së shpejti do të vizitonte Kosovën ,Bosnjën, Kroacinë,Malin e Zi: Serbinë do ta lë anash. Besoj se atje jam një person i padëshirueshëm.
Harff gjithashtu kishte thënë se politikisht lufta e Kosovës nuk ishte e përgatitur si duhet nga Përendimi. Ai kritikonte sidomos deklaratat e politikanëve përendimorë se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Kosovë.
Harff ishte parashutist dhe kjo shihej nga figura e tij. Shokët e tij ushtarë dhe oficerë e quanin gjeraqinë. Ai ishte njëri nga ushtarakët gjermanë që ndikoi më së shumti që Bundeswehri të shëndrrohet në ushtri që merr pjesë në operacion e paqësore dhe në raste urgjente dhe në luftë, sin ë Kosovë më 1999. Përveç në Kosovë Harff më herët kishte shërbyer si komandant i brigades së parashutistëve gjermanë në Misionin e OKB-së UNOSOM II në Somali. Më 1997 ishte shef i shtabit të divizionit multinacional në Mostar. Gjenerali Helmut Harff, i lindur më 5 qershor 1939, vdiq më 8 shtator 2018, siç u mësua nga një përkujtim në gazetën ‘Allgemeine Zeitung’.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...