Ish–komandanti i KFOR-it nga tetori i vitit 2002 deri në tetorin e vitit 2003, Fabio Mini, tash emisar ushtarak i Italisë në Kinë, për mediumin serb “novosti” , ka zbuluar se “Serbia nuk është bombarduar nga NATO-ja por nga SHBA-ja dhe kur në fakt ishte planifikuar për pavarësi të Kosovës.
Duke folur për këtë medium, Fabio Mini ka thënë se Serbia, nuk ishte bombarduar me iniciativë të NATO-s, por me iniciativë të SHBA-së ashtu sikur dhe kishte qenë iniciativë amerikane ajo për pavarësinë e Kosovës.
“NATO – është dashur vetëm t’i nënshtrohet Amerikës pasi ajo vendosi të bombardohej Serbia… dhe kështu ka qenë. Sepse NATO – ja Washingtonit i ka shërbyer edhe për realizimin e projektit të pavarësisë së Kosovës. Pra, arsyeja pse jam i bindur se pse Serbia nuk duhet të hyjë në NATO, është e ditura e kahershme se kur hyhet në këtë aleancë, je nën kontroll të SHBA-së. Nuk mendoj se Serbia e dëshiron këtë”, citon “novosti: të ketë thënë Mini.
“Pavarësia e Kosovës është projektuar në kohën e Bill Clintonit”, ka thënë me vendosmëri ai.
Gjenerali italian, Fabio Mini, i cili një vit qëndroi në krye të forcave shumëkombëshe në Kosovë, ka treguar se gjoja aeroplanët bombardues amerikanë nuk janë nisur nga ushtarake e NATO-s në Aviano por nga baza ushtarake amerikane në Aviano.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...