Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari dekori me medalje majorin amerikan Timothy J.Halbur.
Komandat Jashari ka pritur sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur, transmeton arbresh.info
Ky lajm u bë i ditur përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
“Me këtë rast, Gjeneral Jashari ndau medaljen për „Shërbim Vetëmohues“ për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij”, thuhet në postim.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Gjeneral Jashari e dekoroi me medalje majorin amerikan, Timothy J. Halbur
Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e priti sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari ndau medaljen për „Shërbim Vetëmohues“ për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij.
Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...