Gjeneral brigade Dreshaj do të këshillojë Kurtin për Siguri dhe Mbrojtje

19:39 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant, Rrahman Rama, për të diskutuar lidhur me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Zyrës së Kryeministrit dhe FSK-së, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Andaj, krahas kësaj dinamike, vendosën që Gjeneral brigade, Jeton Dreshaj, të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për Siguri dhe Mbrojtje për Kryeministrin.

Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme