Google ADS

Gjendje e rëndë e të infektuarve me koronavirus, në spitalin e Pejës

09:28 | 28 Gusht 2020
Arbresh Info

3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht atje po trajtohen 58 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 44 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore fhe 2 të gjinisë femërore.
203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,277 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 112 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 87 Rëntgena, 14 EHO dhe 11 CT-ja”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme