Google ADS

Gjendje e jashtëzakonshme në trafik

10:05 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Bilanc tragjikë i aksidenteve në rrugët e Kosovës vetëm gjatë muajit korrik.

Gjatë këtij muaji që e lëm pas, në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 17 persona.

Këto shifra i ka bërë të ditura për Magazina.al, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ku ka apëluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veqanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë vigjilent dhe të respektojne rregullat e komunikacionit.

“Ky muaj (Korriku 2017) ka qenë i rëndë dhe deri tani 17 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Policia e Kosovës me njësitet e saj në gjithe vendin po ndermerr dhe do të ndermerr në vazhdimësi masa operacionale policore ku parashihen edhe masa të ashpra ligjore dhe do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat në trafikun rrugor”, ka thënë Hoxha.

“Apelojmë tek te gjithë pjesëmarrsit në trafik në veqanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë vigjilent dhe të respektojne rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i permbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humjen e jetëve njerëzore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme