Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, natën e 15 korrikut.
Zyrtari policor Fatjon Hoti, e kishte plagosur me armë zjarri tezakun e tij, Getoar Kamberajn.
Si pasojë ai mori lëndime të rënda dhe u dërgua për trajtim në QKUK, ku edhe iu kishte nënshtruar një operimi.
Pas daljes nga salla e operacioni, 16 vjeçari u transferua në Intensivën e Klinikës së Pediatrisë, ku edhe po vazhdon të trajtohet aktualisht.
Gjendja e tij po vazhdon të jetë e rëndë.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtoresha e Pediatrisë Violeta Grajqevci – Uka.
Ajo tha se nuk mund të japë më tepër detaje rreth gjendjes shëndetësore të të miturit.
“Është duke u trajtuar në mjekim intenziv”, tha ajo.
Ndryshe sot, Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit tashmë të suspenduar, Fatjon Hotit.
LEXO EDHE:
Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor të dyshuar për plagosjen e familjarit të mitur
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...