15 persona janë duke u trajtuar në Kliniken Emergjente të QKUK-së si pasoj e lëndimeve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
7 prej tyre kanë marr djegie të shkalles së lartë. Kështu ka thënë para mediave kujdestari i Klinikës së Emergjentes, Ejup Govori.
“Sot janë sjell 15 raste të vilet janë lënduar nga bombola e gazit. Shtatë janë me djegie të shkalles më të lartë kryesisht në fytyra. Gjendja e tyre s’ është në rrezik. Rastet e tjera janë me më djegie më të lehta. Kryesisht mosha e të lënduarve është e re. Ata janë punëtorë të atij objekti sa kemi kuptuar ne”, ka thënë ai.
kujtojmë se sot rreth orës 12:00 ka shpërthyer një bombol e gazit në një objekt të destinuar për lojëra të fëmijëve.
Të gjithë të lënduarit në bazë të doktorit kujdestar kanë qenë punëtorë të atij objekti./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...