Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë presidenca turke në një njoftim për medie, në të cilin thuhet se Erdogan theksoi se dialogu mes palëve është zgjidhja e vetme për vendosjen e paqes në rajon.
“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.
Presidenca turke u shpreh e gatshme ta ofrojë ndihmën e saj në dialogun Kosovë – Serbi.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq e kanë uruar Erdoganin për fitoren e së dielës në zgjedhjet presidenciale në Turqi./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...