Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar në lidhje me tensionet e fundit në veri të vendit, ku serbët atje nuk po lejojnë kryetarët e ri të zgjedhur të hyjnë në objektet e komunave.
Bislimi ka deklaruar se qytetarët e pakënaqur me kryetarët nuk mund t’i bllokojnë ata, sepse sipas tij, ata zgjidhen dhe rrëzohen me votë.
“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs. Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra”, ka shkruar Bislimi.
Numri dy i Qeverisë ka ftuar Policinë e Kosovës që të garantojë sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të vendit.
“Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё. Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Policia e Kosovës pak më parë ka njoftuar se pesë policë janë lenduar pas përleshjeve me protestuesit serbë, të cilët kanë djegur edhe njërën nga veturat policore, teksa kanë dëmtuar edhe tri të tjera.
Gjithashtu, ka pasur edhe të shtëna me armë dhe hedhje të gazit lotsjellës.
Madje, në Leposaviq, ka filluar edhe vendosja e barrikadave nga serbët./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...