Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të martën edhe për 183 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus në 3.886.
Nga 3,886 të prekur nga ky virus, 1,801 janë raste aktive, 2,003 të shëruar dhe 82 persona kanë humbur jetën.
“Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Ndryshe, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...