Google ADS

Gjendja e Xharrës pas rrahjes

02:43 | 13 Maj 2017
Trina Galanxhi

Anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, është në gjendje stabile pas rrahjes në orët e para banesës së saj në Prishtinë.

Gazetari i portalit Koha.net ka shkuar në QKUK dhe sipas informatave që ka marrë aty, mësohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabile.

Për të përcjellë nga afër kanë ardhur familjarë të saj si dhe bashkëpartiakë nga PDK-ja, parti në të cilën ajo aderoi këtë javë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar minuta më herët për Koha.net se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj.

Koha.net ka siguruar fotografi nga gjendja aktuale e Xharrës.

xh2 xha xha1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme