Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi vlerëson se gjendja e përgjithshme për sigurinë kibernetike në vend momentalisht është stabile.
Sipas raportimit të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës të cilët janë përgjegjës për sigurinë kibernetike si dhe përfaqësueseve të sektorit privat, që janë pjesë e këtij mekanizmi, sulmet kibernetike të ditëve të fundit nuk kanë depërtuar në sistemet kompjuterike në vendin tonë.
Ky vlerësim është bërë me rastin e mbledhjes urgjente të këtij Këshilli duke pasur parasysh gjendjen e krijuar të sigurisë kibernetike botërore.
Megjithatë, nga ky takim u vlerësua se shqetësues mbetet fakti që sistemet e vjetra operative pa mbështetje nga përditësimet (updates) nga prodhuesi i tyre siç janë: Windows XP, Windows Vista, Windows 8, Windows Server 2003, Windows Server 2008 të cilat janë pothuajse të pa mbrojtura nga të ashtuquajturat zero day attaks.
Këshilli rekomandon institucionet, organizatat dhe individët të cilët ende nuk i kanë marrë masat parandaluese, të veprojnë në bazë të udhëzimeve të mëposhtme:
1. Sigurohuni që sistemi operativ (Windows) është i përditësuar;
2. Sigurohuni që të keni të përditësuar AntiVirus-in;Republika e Kosovës
3. Bëni kujdes që të mos klikoni në linqe të dyshimta;
4. Bëni kujdes në shfletimin e web faqeve të pasigurta ose jo të besueshme;
5. Bëni kujdes nga mesazhet mashtruese që mund t’ju vijnë nëpërmjet postës
elektronike, të cilat përdorin emërtime të ngjashme si p.sh facbook.com,
PayPal, etj.
6. Përditësoni web shfletuesin me versionin e fundit. Institucionet kryesore të Republikës se Kosovës që përkujdesen për sigurinë kibernetike, si dhe Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, Policia e Kosovës dhe disa institucione tjera, kanë marrë masa parandaluese për t’u mbrojtur nga ky sulm.
Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, ju lutem që të kontaktoni zyrtarin për IT-në të institucionit tuaj ose Autoritetin Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ARKEP (www.arkep-rks.org) dhe Policinë e Kosovës (www.kosovopolice.com).
Ky sulm kibernetik është shkaktuar nga virusi i ashtuquajtur “WannaCry Ransomware”. Nëse ky virus depërton në kompjuter, ai bën shifrimin (enkriptimin) e të
dhënave, duke i bërë ato të palexueshme.
Në shumë vende të botës sistemet kompjuterike të tyre, janë duke u ballafaquar me sulme masive kibernetike. Deri tani janë sulmuar rrjetet kompjuterike të mbi 150 shtete të ndryshme dhe janë infektuar mbi 200 mijë kompjuterë./Arbresh.info.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...