Google ADS

Gjendja e rrugëve në Komunën e Lipjanit, pas reshjeve të borës

17:09 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Qytetarët e Kosovës këto ditë po ballafaqohen me vështirësi trafik, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që janë shënuar në vend.

Megjithatë, vështirësi në qarkullim thuhet se nuk ka në Komunën e Lipjanit.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e kësaj komune Bukurie Zejnullahu.

“Të gjitha kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Lipjanit janë në teren dhe janë duke i mirëmbajtur rrugët në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit. Raportohet se nuk ka vështirësi në qarkullim”, tha ajo.

Zejnullahu ka shtuar se në të njëjtën kohë, kërkohet një kujdes më i shtuar nga ana e vozitësve për shkak të kushteve atmosferike.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës përmes një njoftimi, referuar kushteve atmosferike, ndryshimit të motit me të reshura më të dendura të borës në vend, ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme