Kosova u përfshi nga një valë e madhe e të reshurave. Qytetet më të përfshira ishin Kamenica, Ferizaj, Podujeva, Malishevë, Prizreni e Istogu.
Gjatë stuhisë që përfshiu Prishtinën vetëm brenda 26 minutave kanë rënë 21.8 mm reshje apo gjysma e mesatares shumëvjeçare e muajit korrik në Prishtinë.
Meteorologu Besim Aliu tha për portalin arbresh.info se nga të reshurat e fundit ka pas një ngritje të lehtë të nivelit të ujit në vend.
“Gjendja e lumenjve është e qëndrueshme. Në të gjithë lumenjtë e vendit, nivelet kanë pësuar ngritje të lehtë të cilat janë në kuotat e tyre normale dhe nuk paraqesin as një rrezik”, tha ai.
Por një gjë e tillë nuk është raportuar edhe për liqenet akumuluese Batllavën e Badocin.
Arjeta Mujku, zëdhënëse për media në ujësjellësin KRU”Prishtina” tha se nuk ka pas ngritje të nivelit të ujit në këto dy liqene.
“Sa i përket nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci , pas reshjeve të dendura të shiut nuk ka pasë ngritje të nivelit të ujit , pasi që shpenzimi i ujit ka qenë dhe është enorm, pra kemi kërkesa të mëdha për ujë të pijshëm”, tha ajo në një prononcim për portalin arbresh.info .
Nga këto reshje kishte dyshime edhe për ndotjen e ujit të pijshëm.
Por Mujku tha se uji është i sigurtë dhe i pijshëm.
“Uji nga KRU”Prishtina” sh.a. është i pijshëm dhe i sigurt për pije ( në zonën tonë të shërbimit) . Pastrimi i ujit bëhet sipas standardit për përgatitje të ujit për pije, duke iu nënshtruar proceseve teknologjike si: paraoksidimi, ajrimi, koagulimi , flokulimi , filtrimi dhe në fund dezinfektimi”, deklaroi ajo.
“Pra, uji i ujësjellësit të Prishtinës është 100% i sigurt për pije dhe monitorohet vazhdimisht nga laboratori i akredituar i KRU” Prishtina” sh.a. dhe njekohesisht edhe nga IKSHPK”, deklaroi ajo.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 633.81 metra mbi nivelin e detit ose ( minus 1.19 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 646.60 metra mbi nivelin e detit ose ( minus 3.25 m) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. /M.Avdimetaj./arbresh.info/
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...