Kosova tash e sa javë vazhdon të renditet si njëra ndër shtetet më të ndotura në botë, kjo sa i përket nivelit jo të mirë të ajrit.
Sigurisht, që kjo ndotje mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e qytetarëve.
Për dallim nga dita e djeshme, sot shifrat duken të jenë më në nivel, ani pse disa qytetarë janë parë edhe me maska mbrojtëse, shkruan Indeksonline
Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë se janë duke implementuar një projekt ku dhe do të bëhet hulumtim i të gjitha burimeve të ndotjes së ajrit për të marr pastaj masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Në rritjen e nivelit të ndotjes në kryeqytet ndikon trafiku i automjeteve, ndërtimet por edhe mënyra e pastrimit të qytetit.
Kancere dhe rritje të vdekshmërisë, këto janë pasojat kryesore që sjellë ndotja e ajrit./Indeksonline/
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate në Aktash të Pr...