Një 40 vjeçare është gjetur pa shenja jete të hënën te “Penda e Livoqit” në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se lidhur me rastin ëshët njoftuar prokurori i shtetit.
“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Hashani.
Sipas Hashanit, Prokurori i shtetit e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Arbresh.info/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje